Lidhje

Gruevski:SHBA nuk mund të zgjidh problemet greko-maqedonase

  • Zëri Amerikës

Gruevski:SHBA nuk mund të zgjidh problemet greko-maqedonase

Gruevski:SHBA nuk mund të zgjidh problemet greko-maqedonase

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski thotë se nuk pret që as Shtetet e Bashkuara, as ndonjë vend tjetër të zgjidhin mosmarrëveshjen greko-maqedonase për emrin e vendit.

Zoti Gruevski thotë se vetëm Maqedonia dhe Greqia mund ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje, duke vënë në dukje se zyrtarët maqedonas duhet ta mbajnë vëmendjen tek kjo çështje.

Udhëheqësi maqedonas i bëri komentet dje në mbrëmje pasi u takua me nënpresidentin amerikan Xho Bajden në Uashington.

Greqia do që Maqedonia ta ndërrojë emrin, pasi një rajon në Greqi ka të njëjtin emër. Maqedonia nuk ka pranuar. Greqia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në të dyja këto organizata për shkak të kësaj çështjeje.

Zoti Gruevski dhe zoti Bajden folën gjithashtu edhe për aspiratat e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO.

Po dje, zoti Gruevski dhe delegacioni i tij u takuan me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Filip Gordon. Vizita e tij në Shtetet e Bashkuara përfundon sot.

XS
SM
MD
LG