Lidhje

Grupet amerikane pro-demokracisë në Egjipt

  • Kris Simkins

Grupet amerikane pro-demokracisë në Egjipt

Grupet amerikane pro-demokracisë në Egjipt

Disa organizata amerikane të ndihmave po përballen me akuza kriminale në Egjipt për nxitje të protestave pro-demokracisë kundër regjimit ushtarak të vendit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Chris Simkins njofton se prokurorët egjiptianë thonë se do të gjykojnë dhjetra punëtorë të organizatave jo-qeveritare, përfshirë 19 amerikanë në lidhje me hetimin.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit po shtohen lidhur me akuzat se grupe pro-demokracisë me qendër në Shtetet e Bashkuara po përdorin financime të huaja për të inkurajuar protesta kundër drejtuesve ushtarak të Egjiptit. Polemikat u përshkallëzuan pasi një ministër në kabinetin egjiptian akuzoi Uashingtonin se po kërkonte qëllimisht të krijonte kaos për ta ndalur vendin të përparonte.

Organizatat jo-fitimprurëse me bazë në Shtetet e Bashkuara i mohojnë këto akuza. Ata thonë se kanë zbatuar ligjet egjiptiane dhe kanë mohuar favorizimin e ndonjë partie politike të veçantë.

Në dhjetor, forcat egjiptiane të sigurimit bastisën zyrat e 17 grupeve jo-fitimprurëse që morën financime të huaja duke marrë dokumenta dhe kompjuterat. Ky veprim ka indinjuar administratën Obama e cila ka kërcënuar të ndërpresë më shumë se 1 miliardë dollarë ndihma për Egjiptin në se cështja nuk zgjidhet.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Michael Posner, thotë se autoritetet egjiptiane nuk duhet të kufizojnë punën e organizatave jo-qeveritare.

"Unë e shoh situatën e katër organizatave amerikane si pjesë e një diskutimi më të gjerë për rolin e OJQ-ve në këtë shoqëri. Ka OJQ ndërkombëtare dhe ka organizata egjiptiane lokale. Të gjitha grupet kanë nevojë të operojnë lirisht, pa pengesa mbi bazë të përmbajtjes së punës së tyre."

Katër nga organizatat jofitimprurëse janë me seli në Uashington dhe disa marrin financime nga qeveria amerikane.

Grupet pro-demokracisë si Instituti Demokratik Kombër dhe Instituti Republikan Ndërkombëtar po punojnë në Egjipt dhe në dhjetra vende të tjera. Grupet përqëndrohen më shumë në edukimin e partive politike për të zhvillua platforma, në edukimin e grupeve civile si të nxisin kauzat e tyre dhe në trajnimin e vëzhgimit të zgjedhjeve.

Michele Dunne është eksperte për Egjiptin në institutin Këshilli i Atlantikut në Uashington.

"Eshtë e nevojshme të kuptohet se një shoqëri e gjallë dhe e lirë civile është po aq e rëndësishme sa procesi i demokratizimit dhe zgjedhjet e lira. Këto lloj OJQ-sh po përpiqen të bëjnë këtë punë në Egjipt ashtu si në të gjithë botën. Nuk ka asgjë të vecantë apo të dyshimtë rreth punës së tyre."

Gjatë 30 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë financuar grupet pro-demokratike që punojnë në vende si Rusia, Zimbabveja dhe Venezuela. Por analistët thonë se punonjësit e organizatave jo-qeveritare në disa raste janë kërcënuar ose janë parë me dyshimin se kanë një program në vende të tjera.

Analisti Eric Trager në Institutin për Politikat e Lindjes së Afërt në Uashington thotë se media shtetërore egjiptiane duhet të ndalë deklaratat e rreme rreth punës që bëjnë grupet pro-demokraciën në vend.

"Media shtetërore ka qënë shumë agresive në ndjekjen e këtyre OJQ-ve dhe portretizimin e tyre si vegla amerikane."

Ndërsa ngërçi mes Kajros dhe Uashingtonit vazhdon, mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se shpresojnë se akuzat kriminale kundër grupeve pro-demokracisë në Egjipt të tërhiqen. Ata thonë se organizatat e ndihmave thjesht po trajnonin njerëzit për të marrë pjesë në zgjedhjet që kërkon të mbajë regjimi ushtarak i vendit.

XS
SM
MD
LG