Lidhje

Grupi i të Drejtave: 2010, viti më i dhunshëm i luftës në Afganistan


Në Afganistan, një grup lokal i të drejtave të njeriut thotë se 2010-a ka qenë viti më i dhunshëm i luftës 9-vjeçare. Deri tani janë vrarë më tepër se 1 mijë civilë.

Organizata Vëzhguesit e të Drejtave në Afganistan, ARM, tha sot se shtimi kohët e fundit i trupave të NATO-s nën udhëheqjen e SHBA në Afganistan nuk e ka dekurajuar kryengritjen talebane, por përkundrazi, i ka fuqizuar mitantët, të cilët e shohin atë si një përpjekje të fundit.

Në raportin e vet, ARM thotë se mbi 60 për qind e mbi 1mijë civilëve të vrarë në gjysmën e parë të vitit vdiqën në sulmet kryengritëse, veçanërisht në sulmet me bombë anës rrugës.

Organizata thotë se forcat ndërkombëtare mbajnë përgjegjësinë për rreth 20 për qind të viktimave mes civilëve, një shifër kjo më e vogël se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. ARM ja atribuon rënien pakësimit të sulmeve të NATO-s, sipas një politike të re, të ndërmarrë vitin e kaluar nga ish komandanti amerikan i forcave të NATO-s, gjenerali McChrystal.

XS
SM
MD
LG