Lidhje

"Grupi i Vdekjes" zhvillon sot ndeshjet hapëse


Ndeshja e parë në grupin e më të fortëve në botërorin 2010, midis Portugalisë dhe Bregut të Fildishtë përfundoi 0 me 0, ndërsa dy golshënuesit më të mirë Kristiano Ronaldo dhe Didier Drogba nuk arritën të bënin asnjë gol. Kapiteni i skuadrës së Bregut të Fildishtë, Drogba bëri pak për të sfiduar mbrojtësit e Portugalisë, dhe luajti me shumë kujdes, duke ruajtur krahun e tij të djathtë nga një frakturë tjetër. Ai u lëndua më 4 qershor gjatë një ndjeshjeje miqësore me Japoninë. Mjeku i kishte dhënë Drogbës leje që të luante disa orë para ndeshjes, por trajneri Sven-Goran Eriksson e futi atë në lojë vetëm në minutën e 66.

Skuadra e Portugalisë, e cilësuar ndër më të mirat, u paraqit dobët gjatë gjithë ndeshjes dhe sulmuesi Ronaldo luajti nën nivelin e tij, siç u paraqit edhe gjatë ndeshjeve kualifikuese.

Lojtari më i paguar në botë, Ronaldo pati rastin më të mirë për të shënuar në minutën e 11 kur një gjuajtje e tij nga 30 metra largësi goditi shtyllën e majtë të portës kundërshtare.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG