Lidhje

Grupi “Miles Davis Quintet” me albumin e katërt “Nefertiti”


Grupi “Miles Davis Quintet” me albumin e katërt “Nefertiti”
Grupi “Miles Davis Quintet” me albumin e katërt “Nefertiti”

Trupetisti Miles Davis ka derjtuar disa nga grupet më të njohura në historinë e xhazit, mes tyre dhe e quajtura “Second Great Quintete”. Së shëjeti ky grup hedh në treg një koleksioin me koncertet e zhvilluara në një turne europian në vitin 1967.

Grupi “Miles Davis Quintet” sapo ka mbaruar regjistrimin e albumit të katërt me titull “Nefretiti” përpara se të hedh në treg koleksionin e koncerteve në Europë të titulluar “The Newport Jazz Festival in Europe”. Pjesa “No Blues” u regjistrua në Belgjik në vitin 1967, në ndalesën e parë të grupit në Europë.

Njëri prej pjestarëve të grupit, i cili ka marrë pjesë në regjistrimin e këngës, Ron Karter kujton:

“Askush nga ne nuk e mendonte se grupi ynë do të arrinte në këto nivele. Ne kuptonim thjesht që interpretonim më ndryshe nga grupet e tjera që luanin në kohën tonë. Qëllimi ynë ishte që të përsosnim interpretimin tonë“.

Pjesa “Footprints” është një kompozim i Wayne Shorter e cila u përfshi në albumin “Miles Smile” të vitit 1966.

Të 5 koncertet e grupit në atë kohë u regjistruan nga radio shtetërore si dhe stacionet televizive, të cilat kanë transmetuar edhe pjesë të pashfaqura më parë.

Producenti i grupit, djali i Miles Davis , Erin Davis, thotë se babai i tij përdorte instiktin në punën me grupin.

“Kur sheh mënyrën se si është punuar e ke të vështirë që të mendosh se ke të bësh me një grup. Dukej sikur ishte një interpretim dhe bashkëpunim vetëm për një program, për një shfaqe, por ky grup qëndroi bashkë për vite të tëra. Ky ishte talenti i tij, të mbante të bashkuar këtë grup”.

Koleksioni “Miles Davis Quintet in Europe “ përmban edhe koncerte të regjistruara në Danimarkë, Francë, si dhe koncerte të bëra në Suedi dhe Gjermani.

XS
SM
MD
LG