Lidhje

15 të transferuar nga Guantanamo në EBA


15 të burgosur në Guantanamo u dërguan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është transferimi më i madh i të ndaluarve nga ky burg ushtarak gjatë administratës së presidentit Obama.

Lirimi i 12 shtetasve jemenas dhe i tre shtetasve afganë bëhet mes një përpjekjeje të re për të pakësuar numrin e personave që mbahen në Guantanamo. Pentagoni thotë se aty aktualisht kanë mbetur 61 persona.

Presidenti Obama premtoi para 8 vjetësh, kur u zgjodh për herë të parë, se do ta mbyllte burgun e Guantanamos dhe afati po afrohet me shpejtësi për këtë premtim. Shumë ligjvenës republikanë të opozitës, por edhe një pjesë e ligjvenësve demokratë nga partia e tij, e kundërshtojnë mbylljen.

Veprimtarët e të drejtave të njeriut thonë se mbajtja hapur e Guantanamos u jep shkas qeverive të tjera të mos respektojnë ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG