Lidhje

6 të burgosur të Guantanamos dërgohen në Uruguaj


Qeveria amerikane ka dërguar në Uruguaj gjashtë persona që po mbaheshin në burgun ushtarak të Gjirit të Guantanamos në Kubë.

Pentagoni tha sot se katër sirianë, një tunizian dhe një palestinez do të vendosen në Uruguaj si refugjatë.

Të gjashtë ishin ndaluar si ekstremistë të dyshuar me lidhje me al-Kaidën, por ndaj tyre nuk ishin ngritur kurrë akuza.

Ata janë të burgosurit e parë të Guantanamos, që dërgohen në Amerikën e Jugut.

Lirimi i tyre e çon numrin e përgjithshëm të të burgosurve në Guantanamo në 136, shifra më e ulët që kur burgu u hap në janar të vitit 2002.

XS
SM
MD
LG