Lidhje

Fraksionet në Guinea-Bissau kërkojnë krijimin e qeverisë pas grushtit ushtarak


Partitë politike në Guinea Bisau janë takuar në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi qeverinë e unitetit kombëtar, pas grushtit të shtetit që ndodhi të enjten, i cili ndërpreu votimet preidenciale dhe shkaktoi rifillimin e trazirave në këtë vend të Afrikës Përëndimore.

Në një deklaratë, komanda e vetë-shpallur ushtarake ka urdhëruar fillimin e takimit politik dhe ka thënë se qeveria e unitetit kombëtar që do të rezultojë nga këto bisedime do të jetë qeveri e tranzicionit.

Udhëheqësit e grushtshtetit thanë se kanë rrëzuar qeverinë civile për shkak të një marrëveshjeje sekrete mes Guniea-Bissuas dhe Angolës që autorizonte autoritetet në Luanda të ndërmerrnin veprime kundër forcave ushtarake të Guinea-Bissau. Nuk kishte shpjegime të tjera ose konfirmim për një marrëveshje të tillë me Angolën.

Rrugët e kryeqytetit, Bissau, sot ishin të qeta dhe ushtarët po ruajnë ndërtesat publike. Transmetimet e radios publike u ndërprenë dhe nuk ka shumë informacione rreth dy figurave kryesore politike të ndaluara në fillim të grushtetit, ish kryeministrit Carlos Gomes, presidentit të përkohshëm dhe kandidatit presidencial Raimundo Pereira, i cili gëzonte epërsi. Ata ishin të vetmit kandidatë në zgjedhjet presidenciale që janë planifikuar të mbaheshin më 29 prill. Një zëdhënës i ushtrisë njoftoi se ata janë ende në burgim.

XS
SM
MD
LG