Lidhje

SHBA: Ligj i ri për kontrollin e armëve në Kenektikat


Guvernatori Dannel Malloy nënshkroi në ligj kufizimet më të forta deri më sot ndaj armëmbajtjes, më pak se 4 muaj pas masakrës në një shkollë fillore

Guvernatori i Kenektikat, Dannel Malloy nënshkroi në ligj kufizimet më të forta deri më sot ndaj armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara, më pak se 4 muaj pas masakrës që kreu një person i armatosur në një shkollë fillore të këtij shteti.

Ligji u miratua po sot nga Dhoma e Përfaqësuesve e ketij shteti, pasi u miratua më parë nga Senati tij.

Ligji i shton mbi 100 armatime të ndryshme listës ekzistuese të armëve lufatrake të ndaluara, kufizon kapacitetin e municioneve në vetëm 10 karikatorë dhe kërkon kontrolle të hollësishme biografike për të gjithë personat që blejnë armë, përfshirë edhe për shfaqjet me armë.

Ligji po ashtu përfshin disa klauzola që kanë të bëjnë me shëndetin mendor dhe sigurinë në shkolla.

XS
SM
MD
LG