Lidhje

SHBA, barazohen vdekjet nga armët dhe nga makinat


Për herë të parë pas shumë dekadash statistikat tregojnë se në SHBA vdesin një numër i njëjtë njerëzish nga armët dhe nga makinat.

Të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se në vitin 2014, vdekjet nga armët e zjarrit dhe nga aksidentet rrugore ishin në nivelin 10,3 për çdo 100 mijë banorë.

Megjithatë, në 21 shtete dhe në kryeqytetin Uashington nga armët vdesin më shumë njerëz se sa nga makinat.

Rregullat më të rrepta dhe përmirësimi i teknologjisë kanë ndikuar që numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore të bjerë mjaft që nga viti 1950.

Edhe vrasjet me armë kanë patur rënie, por janë shtuar vetëvrasjet.

XS
SM
MD
LG