Lidhje

Rrëshqitje dheu në Guatemalë


Shpresat janë fashitur sot se mund të gjenden të mbijetuar nga rrëshqitja masive e dheut në rrethinat e kryeqytetit të Guatemalës.

Numri i viktimave u rrit në 86 dhe mendohet se do të vazhdojë të rritet ndërkohë që ekipet e emergjencave po gërmojnë për të gjetur rreth 350 persona që mendohet të jenë zhdukur.

“Kjo është gjëja më e keqe që na ka ndodhur ndonjëherë”, u shpreh një grua që po priste të mësonte rreth fatit të 21 anëtarëve të zhdukur të familjes së saj.

Autoritetet thonë se rreth 125 shtëpi u shkatërruan, ose u dëmtuan mbrëmjen e së enjtes prej rrëshqitjes së papritur që pasoi reshjet e dendura.

“Dola për një porosi që më dha ime më dhe kur u ktheva gjithçka ishte zhdukur”, i tha 17-vjeçari Carlos Ac agjensisë franceze të lajmeve. E ëma dhe shtatë vëllezërit e motrat e tij rezultojnë të zhdukur.

Rrëshqitja përfshiu fshatin El Cambray, rreth 15 kilometra afër kryeqytetit. Presidenti Alejandro Maldonado ka njoftuar se janë ofruar shumë vende për të ndihmuar, ndër to edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kuba.

XS
SM
MD
LG