Lidhje

Guvernatori i Bankës Qendore të Afganistanit jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi


Guvernatori i Bankës Qendore të Afganistanit jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi
Guvernatori i Bankës Qendore të Afganistanit jep dorëheqjen dhe largohet nga vendi

Një zhëdhënës i Presidentit të Afganistanit tha se kryebankieri i vendit është “guvernator në arrati”, duke hedhur kështu dyshime mbi deklaratat Guvernatorit tëi Bankës Qendore, i cili tha se dha dorëheqjen nga posti dhe u largua nga vendi sepse ndjehet i kërcënuar me jetë për rolin e tij në hetimin e skandalit të korrupsionit që ka të bëjë me bankën më të madhe huadhënëse, Bankën e Kabulit.

Në një intervistë që dha dje jashtë Uashingtonit, Guvernatori i Bankës Qendore të Afganistanit, Abdul Kadir Fitrat tha se se është larguar nga vendi pasi e ka jetën “krejtësisht në rrezik”.

"Kjo u bë mëse e qartë pasi unë fola në parlament dhe ekspozova disa njerëz që ishin përgjegjës për krizën e Bankës së Kabulit. Prisja që kjo do ta mbyllte çështjen e kësaj banke dhe do të zgjidhte krizën. Por përkundrazi, ajo solli më shumë rreziqe dhe më shumë komplote kundër meje dhe jetës time”.

Vahid Omar, zëdhënësi i Presidentit të Afganistanit Hamid Karzai, tha dje vonë se zoti Fitrat nuk i kishte njoftuar autoritetet për dorëheqjen e tij dhe ishte ndoshta përgjegës për skandalin që çoi në dështimin e Bankës së Kabulit.

Banka humbi më shumë se 900 milionë dollarë nga fondet e saj dhe ishte në prag të falimentimit vitin e kaluar për shkak të keqdrejtimit, favorizimeve dhe huave të dyshimta.

XS
SM
MD
LG