Lidhje

Nigeri, Banorët e Bornos sprapsin një sulm të ri


Banorët në fshatrat e shtetit Borno në Nigeri, zmbrapsën një sulm nga persona të dyshuar si militantë të Boko Haramit dhe vranë dhjetra anëtarë të grupit.

Dëshmitarët dhe zyrtarët thonë se banorët e zonës Kalabalge ishin paralajmëruar për sulmin.

Gazeta "Daily Trust" e Nigerisë citon një ligjvënës shtetëror të thotë se rreth 200 militantë u vranë.

Të hënën Boko Haram bëri publike një video 17 minutëshe që tregon rreth 100 vajza të veshura me hixhabe të zeza dhe gri, të ulura në një zonë rurale të paidentifikuar. Ato bëjnë pjesë në një grup prej rreth 300 vajzash të rrëmbyera nga Boko Harami në mes të prillit. 276 nga vajzat ende rezultojnë të humbura.
XS
SM
MD
LG