Lidhje

Etja për famë e El Chapos ndihmon në kapjen e tij


Aktori amerikan Sean Penn ka luajtur rol në kapjen e baronit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman në Meksikë.

Një intervistë që ai i dha aktorit, disa muaj para se të kapej, i dha informacion policisë që ta ndiqte atë.

Intervista u botua nga revista Rolling Stone, një ditë pasi Guzman u kap nga autoritetet meksikane.

Burime të qeverisë meksikane thonë se autoritetet kishin marrë vesh për takimin e aktorit Penn dhe një aktoreje meksikane me Guzmanin në tetor. Ata monitoruan lëvizjet e Pennit, që më pas u dha atyre informacion të mjaftueshëm që ta çonin përpara kërkimin e tij.

Në intervistën që u botua në revistën the Rolling Stone, Guzman “krenohet” hapur para aktorit, duke thënë se “ai është furnizuesi më i madh në botë i heroinës, metamfetaminës, kokainës dhe mariuanës”.

“Unë kam një flotë me nëndetëse, avionë, kamionë dhe varka”, vazhdon ai.

Guzman thotë lidhur me trafikun e drogës se po të mos kishte kërkesë, nuk do të kishte shitje.

Zoti Penn e përshkruan Guzmanin si një njeri që nuk shfaq asnjë ndjenjë pendimi. Ai tha se baroni i drogës ishte i interesuar për një film mbi jetën e tij. Autoritetet thonë se ai kishte kontaktuar aktorë dhe producentë, gjë që i ndihmoi ata ta gjenin.

XS
SM
MD
LG