Lidhje

SHBA, akuza ndaj një pirati rus të internetit


Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar një pirat rus të internetit për udhëheqjen e një operacioni ndërkombëtar të infektimit të qindra e mijëra e kompjuterëve me një virus i cili u ka mundësuar piratëve të internetit të vjedhin më shumë se 100 milionë dollarë nga viktimat e tyre.

Avokatja e Departamentit të Drejtësisë Leslie Caldwell, shefe e divizionit të krimeve, identifikoi si udhëheqës të grupit, Evgeniy Bogachev-in, i cili është në arrati. Ajo tha se anëtarët e bandës piratëve nga Rusia, Ukraina dhe Britania infektuan kompjuterët me një program i cili ka kopjuar fjalëkalimet dhe numrat e llogarive të qindra mijëra njerëzve.

Në mesin e viktimave të kësaj vjedhjeje kibernetike janë një fis të Indianëve amerikan, një kompani e sigurimit, një korporatë dhe një qendër banimi për personat në nevojë.

Ndaj Evgeniy Bogachev dje u ngritën akuza për komplot, mashtrim kompjuterik dhe pastrim të parave. Ai nuk është në paraburgim, dhe Rusia nuk i ekstradon kriminelët e akuzuar në vende të tjera.
XS
SM
MD
LG