Lidhje

Haga: Boshkovski i pafajshëm


Gjykata e Hagës për krimet e luftës la në fuqi vendimin për pafajësinë e ish ministrit të Brendshëm maqedonas lidhur me sulmin e vitit 2001 në një fshat shqiptar që la shtatë të vdekur.

Gjykata e Hagës e kishte shpallur të pafajshëm Ljube Boshkovskin në vitin 2008.

Po sot, gjykata konfirmoi vendimin për Johan Tarçulovskin, komandantin e njësisë që kreu sulmin. Ai u dënua me 12 vjet burg në vitin 2008.

Prokurorët i kishin akuzuar të dy personat për vrasje, shkatërrime dhe keqtrajtim të banorëve të fshatiti Luboten. Ata thanë se njësia e komanduar nga Tarçulovski abuzoi dhjetra njerëz dhe dogji dhe shkatërroi shumë shtëpi.

Avokatët mbrojtës thanë se veprimet e policisë ishin në përgjigje të sulmeve terroriste nga militantët shqiptarë.

XS
SM
MD
LG