Lidhje

Haga: Kapja e Mlladiçit dhe Haxhiçit përparësia më e madhe

  • Margaret Besheer

Prokurori Brammertz tha se utoritetet serbe kanë bashkëpunuar, duke ju përgjigjur kerkesave të gjykatës për qajse ndaj dokumenteve, arkivave dhe deshmitarëve. Ata gjithashtu kanë ofruar 18 fletore shenimesh që përmbajnë atë që besohet të jenë shenimet e shkruara me dorë të kohës së luftës të Ratko Mladiçit që u konfiskuan gjatë një bastisje në shkurt.

Por, megjithë bashkëpunimin, tha prokurori Brammertz, ka patur pak rezultate të drejtpërdrejta. Ai tha se gjykata i ka kerkuar autoriteteve serbe që të rishikojnë strategjitë e operacioneve për të përmirësuar arritjet.

Kohët e fundit u kemi kerkuar autoriteteve serbe që të shtojnë përpjekjet përmes zgjerimit të hetimeve, intensifikimin e operacioneve të kerkimit dhe kapacitetin e tyre. Veprime vendimtare dhe të intensifikuara nga sherbimet e operacioneve dhe autoritetet politike janë kritike për arrestimin e dy të kerkuarve.

Ratko Mlladiç, komandant i forcave serbe të Bosnjës gjatë konfliktit akuzohet për gjenocid në lidhje me masakrën e vitit 1995 të rreth 8 mijë burrave dhe djemve në Srebrenicë. Ai gjithashtu akuzohet për orkestimin e rrethimit të kryeqytetit boshnjak, Sarajevës.

Në fillim të kesaj jave, familja e tij i kerkoi një gjykate serbe që ta deklaronte atë të vdekur zyrtarisht. Prokurori Brammertz tha se gjykata ka besim të fortë se ai po fshihet në rajon dhe se është i gjallë.

Tribunali po ashtu po kerkon Goran Hadziç, një udhëheqës serb i Kroacisë i akuzuar për disa krime në Kroacinë lindore, përfshi vrasjen dhe persekutimin e popullatës civile kroate dhe jo-serbe dhe transferimet e detyrueshme të dhjetëra mijëra jo-serbëve nga rajoni që kontrollonte ai.

Prokurori Brammertz tha se autoritetet kroate kanë qënë zakonisht përgjegjëse ndaj kerkesave të gjykatës për ndihmë, por ende është problem mungesa e dokumenteve të rendësishme që lidhen me ofensivën ushtarake të vitit 1995 që njihet si Operacioni Stuhia.

Prokurori theksoi se muaji që vjen shenon 15 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë. Ai tha se nderkohë që në disa raste është zbatuar drejtësia, ky kapitull i dhimbëshëm në historinë e kohëve të fundit nuk mund të përfundojë ashtu si duhet derisa të gjithë personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG