Lidhje

Haga kundërshton kërkesën për ta ndarë në dy procese të veçanta gjykimin e Mlladiçit

  • Zëri Amerikës

Haga kundërshton kërkesën për ta ndarë në dy procese të veçanta gjykimin e Mlladiçit

Haga kundërshton kërkesën për ta ndarë në dy procese të veçanta gjykimin e Mlladiçit

Gjyqtarët në Hagë kanë kundërshtuar një kërkesë për ta ndarë në dy procese të veçanta gjykimin e ish-shefit të ushtrisë serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiç, i akuzuar për krime lufte.

Gjykata tha sot se ndarja e padisë mund të paragjykojë të pandehurin, dhe t'i bëjë procedurat më të vështira dhe të ngarkojë me një barrë të padrejtë dëshmitarët.

Prokurorët kërkuan procese të veçanta, duke pasur frikë se për shkak të shëndetit të dobët, Ratko Mlladiçi, nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë gjatë një gjyqi të vetëm që mbulon të gjitha akuzat kundër tij.

Ish gjenerali Mlladiç 69-vjeçar është akuzuar për genocid dhe krime lufte gjatë luftës 1992-1995 në Bosnje-Hercegovinë. Ai akuzohet për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë planifikimin e vrasjes të 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë gjatë një periudhe gjashtë-ditore në vitin 1995.

Ratko Mlladiç u trajtua këtë javë për një rast të mundshëm të pneumonisë.

Një zëdhënëse në Hagë konfirmoi të martën se Ratko Mlladiçit i është dhënë trajtim mjekësor në një spital, por nuk tha hollësi të tjera.

Autoritetet e kapën ish gjeneralin Mlladiç në muajin maj dhe e ekstraduan në gjykatën e Hagës, pas 16 vjetësh në arrati.

XS
SM
MD
LG