Lidhje

Hagë: Lirohen Gotovina dhe Markac


Anëtarët e Gjykatës së Apelit në gjykatën e krimeve të luftës në ish Yugosllavi kanë kthyer dënimin e dy ish gjeneralëve kroatë nën akuzat për krime luftë gjatë luftës së viteve 1991-1995.

Gjykata e Hagës liroi sot ish gjeneralët Ante Gotovina dhe Mladen Markac.

Ata ishin dënuar përkatësisht me 24 dhe 18 vjet burg në vitin 2011. Dënimi i tyre ishte kritikuar ashpër nga qeveria e Zagrebit.

Në gjyqin e vitit të kaluar, edhe një tjetër gjeneral, Ivan Cermak u lirua. Ai u kthye në Zagreb ku u prit nga kryeministrja Jadranka Kosor.

Vendimi i ditës së sotme është zhvillimi i fundit në lidhje me ofensivën e quajtur “Operacioni Stuhia”, e zhvilluar në vitin 1995 për të rimarrë republikën e Krajinës, nga kontrolli serb.

XS
SM
MD
LG