Lidhje

Hagë, shpallet fajtor ish presidenti i Liberisë Charles Taylor

  • Zëri Amerikës

Një gjykatë për krime lufte, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, e gjeti fajtor ish-presidentin e Liberisë Charles Taylor, për një numër akuzash për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata Speciale për Sierra Leonen në Hagë e shpalli fajtor zotin Taylor ndaj akuzave si përgjegjës për aktet e vrasjes, përdhunimit, terrorizmit, rekrutimit të ushtarëve fëmijë dhe skllavërimit, veprime që mendohet të jenë organizuar perj tij nga Liberia, ndërsa shërbente si president i vendit, gjatë luftës civile 11-vjeçare në shtetin fqinjë Sierra Leone, e cila përfundoi në vitin 2003.

Rreth gjysmë milioni njerëz u vranë për shkak të dhunës, gjatë atij konflikti. Charles Taylor është akuzuar gjithashtu për armatosje dhe ndihmë ndaj rebelëve të Frontit të Bashkuar Revolucionar të Sierra Leones në këmbim të "diamantëve të gjakut," të nxjerrë në lindje të Sierra Leones.

XS
SM
MD
LG