Lidhje

Sekretari Hagel në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se ministri afgan i Mbrojtjes e ka garantuar se marrëveshja e sigurisë me SHBA do të nënshkruhet brenda afatit të duhur.

Zoti Hagel i bëri komentet pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Bismilah Khan Mohamadi, gjatë një vizite sot në Kabul.

Zoti Hagel tha gjithashtu se nuk kishte në plan të takohej me Presidentin Hamid Karzai dhe se nuk kishte marrë ndonjë ftesë për një takim të tillë.

Zoti Karzai nuk ka pranuar të nënshkruajë paktin e sigurisë, ku kërkohet që trupat amerikane të qëndrojnë në Afganistan pas vitit 2014, për të ndihmuar në stërvitjen e forcave afgane në luftë kundër talebanëve.

SHBA kanë thënë se zoti Karzai duhet ta nënshkruajë marrëveshjen deri në fund të vitit, përndryshe ato nuk kanë zgjedhje tjetër veçse t'i tërheqin të gjitha trupat pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG