Lidhje

Sekretari Hagel takohet me homologun e tij kinez


Sekretari amerikan i Mbrojtjes dje në Uashington u takua me homologun e tij kinez dhe të dy shefat e mbrojtjes u zotuan se do të forcojnë bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se Uashingtoni është i angazhuar për një “marrëdhënie pozitive dhe konstruktive me Kinën”, dhe se kontaktet ushtarake mes dy vendeve duhet të luaj një rol kyç.
Homologu i sekretarit Hagel, gjenerali Chang Wanquan, tha se Pekini dëshiron të punojë për “ngritjen në një nivel më të lartë” të marrëdhënieve të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara. Por ai tha se këto nuk duhet të jenë “marrëdhënie që dominohen nga njëra palë”.
Gjenerali Chang tha se marrëdhëniet ushtarake amerikano-kineze duhet të bazohen në besimin reciprok, "jo në dyshime reciproke." Hagel dhe Chang thanë se forcat ushtarake të dy vendeve do të shtojnë stërvitjet e përbashkëta, duke përfshirë trajnimet detare që shumë shpejt pritet të organizohen në Gjirin e Adenit.

Takimi sekretarit Hagel me gjeneralin Chang është pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara për t’u përqëndruar më shumë në marrëdhëniet e saj me Azinë, pavarësisht se pasiguria dhe konflikti në Lindjen e Mesme dominojnë titujt e lajmeve kryesore në botë.
XS
SM
MD
LG