Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Hagel në Korenë e Jugut


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel vizitoi sot zonën e çmilitarizuar që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut. I shoqëruar nga homologu i tij jugkorean Kim Kwan-jin, zoti Hagel vizitoi objektet ushtarake në fshatin kufitar Panmunxhon, nën vëzhgimin e rojeve koreanoveriore nga ana tjetër e kufirit.

Më pas zoti Hagel shkoi në Seul, për bisedime me presidenten koreanojugore Park Geun-hye.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ka shkuar në Korenë e Jugut për të diskutuar mbi shtyrjen e afatit të kontrollit që Shtetet e Bashkuara kanë mbi forcat jugkoreane si dhe mbi 28 mijë trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut që nga mbarimi i luftës.

Seuli pritet të marrë komandën e plotë të trupave në vitin 2015. Po sot zoti Hagel pritej të merrte pjesë në një ceremoni me rastin e 60 vjetorit të aleancës ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
XS
SM
MD
LG