Lidhje

Republikanët nuk lejojnë votimin për Hagel


Presidenti Barack Obama e quajti debatin për bllokimin e kandidaturës së zotit Hagel të pashembullt.

Republikanët në Senat nuk lejuan votimin për konfirmimin e Chuck Hagel në postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Senatit iu deshën edhe dy vota dje për të plotësuar kërkesën e demokratëve që t’i jepej fund debatit dhe kandidatura e tij të hidhej në votë.

Senatori republikan John McCain pati disa nga argumentat më kritike rreth kandidaturës së zgjedhur nga Presidenti Obama.

"Historia nuk ka të ngjarë të jetë në anën e senatorit Hagel i cili kritikoi ashpër vendimin për shtimin e forcat amerikane në mënyrë që të ulej vala kryengritëse në Irak, një vendim që parandaloi humbjen e asaj lufte. Ai tha se ishte kjo politika e jashtme më e gabuar që nga Vietnami. Tani duket qartë se kjo deklaratë ishte e gabuar dhe absurde. "

Por demokratët kundërshtuan sulmet mbi zotin Hagel, i cili është republikan. Senatori Richard Durbin sugjeroi se republikanët që po vonojnë votimin për konfirmimin e zotit Hagel po e vënë vendin në rrezik.

"Chuck Hagel bëri atë që iu kërkua, iu përgjigj pyetjeve para komisionit. Për një person, një ish koleg është vërtet e vështirë të kuptojë apo shpjegojë pse ka kaq shumë njerëz në anën republikane që vënë në dyshim kandidaturën e mikut të tyre nga Nebraska, që ka shërbyer për ka shumë vite. "

Senati është tani 10 ditë pushim dhe zoti Hagel do të duhet të presë të paktën pas këtij pushimi për të parë në se do të jetë shefi i ardhshëm i Pentagonit.

Presidenti Barack Obama e quajti debatin për bllokimin e kandidaturës së zotit Hagel të pashembullt.

Ai tha se është për të ardhur keq që senatorët po përdorin këtë lloj politike ndërsa vendi është ende në luftë në Afganistan.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG