Lidhje

Hahn: Reforma në drejtësi, një çështje kyçe


hahn
hahn

Në Shqipëri, komisionieri europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet e Zgjerimit Johannes Hahn theksoi sot në një deklaratë se miratimi i shpejtë i Reformës në Drejtësi dhe më pas zbatimi i saj është tashmë kyç.

Sipas komisionerit Hahn, miratimi i Reformës "jo vetëm që do t'i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian". Procesi i Reformës, që ndodhet në fazën përmbyllëse ka mbetur pezull pasi opozita shprehu kundërshti të reja ndaj tekstit të rishikuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Komisioneri Hahn thekson se "tani është me rëndësi të bëhet edhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese". Ai nxiti të gjitha palët "përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e projekt reformës të pranuar ndërkombëtarisht".

XS
SM
MD
LG