Lidhje

Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Haitit


Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Haitit
Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Haitit

Presidenti amerikan Barak Obama priti sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Haitit, Rene Preval. Presidenti Obama tha se gjendja në Haiti mbetet tepër e vështirë, shumë njerëz kanë nevojë për strehë, ushqim dhe ilaçe, pas tërmetit shkatërrimtar të 12 janarit.

Zoti Obama tha se sfida tani është të parandalohet një tjetër fatkeqësi në këtë vend. Zoti Preval tha se përparësia kryesore e Haitit është të mbrojë njerëzit e mbetur pa shtëpi nga tërmeti. Ai tha se vendi duhet gjithashtu të përqëndrohet tek rindërtimi dhe të merren masa që të gjithë banorët të kenë mundësinë për t’u arsimuar, të kenë shërbim shëndetësor dhe punë.

Presidenti haitian tha se bota “duhet të nxjerrë mësime nga ajo që ka ndodhur”. Ai foli gjithashtu për nevojën për ndihmë ndërkombëtare të koordinuar më mirë dhe më të efektshme.

Zoti Preval do të takohet gjithashtu me disa anëtarë kryesorë të Kongresit ndërsa ata bëjnë thirrje për zgjerimin e përfitimeve amerikane nga tregtia, për të ndihmuar Haitin ta rindërtojë sektorin e vet të pordhimit të veshjeve. Pas bisedimeve sot me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton, zoti Preval tha se do të ishte një gabim i madh historik të rindërtoje kryeqytetin haitian ashtu siç ishte para tërmetit të janarit.

Zoti Preval tha se tani detyrë nuk është vetëm rindërtimi i Port o-Princit, por edhe ndërtimi dhe investimi në provincat e tjera të vendit. Zonja Clinton i bëri thirrje Haitit të mbajë sa më shpejt zgjedhje, duke thënë se votimet e reja janë të rëndësishme për stabilitetin dhe legjitimitetin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG