Lidhje

Vdes kantautori amerikan Hal David


Në bashkëpunim me kompozitorin Burt Bacharach ai pat shkruar këngë të paharrueshme, ndër të cilat "What Do You Get When You Fall in Love"

Kantautori amerikan Hal David, i cili në bashkëpunim me kompozitorin Burt Bacharach kanë shkruar këngë të paharrueshme në vitet 1960 dhe 1970, vdiq nga një infarkt dje në Los Anxhelos. Ai ishte 91 vjeç.

David e filloi bashkëpunimin me kompozitorin Bacharach në fund të viteve 1950 dhe ata u bënë një nga ekipet krijuese më të sukseshme të këngëve në kohët moderne. Shumë nga këngët e tyre u interpretuan nga këngëtarja e njohur Dionne Warwick. Hitet e tyre përfshijnë këngët Walk On By, Alfie, Do You Know the Way to San Jose, dhe What Do You Get When You Fall in Love.

Dyshja David dhe Bacharat fituan çmimet Oskar dhe Grammy, kompozuan kolonat zanore për shumë filma artistikë dhe programe televizive, dhe bashkëpunuan edhe me ikonat muzikore si Frank Sinatra dhe Bitëllsat. Presidenti Barak Obama në maj të këtij viti i dha Hal David-it dhe Burt Bacharach çmimin Gershwin të Bibliotekës së Kongresit Amerikan në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë. Ky çmim u jepet autorëve të këngëve më popullore.
XS
SM
MD
LG