Lidhje

Kosova dhe Veliaj kandidatë për bashkinë e Tiranës


Partia Demokratike në Tiranë kandidoi sot për kryetar të bashkisë së Tiranës deputetin Halim Kosova, një nga mjekët më të njohur të vendit. Kandidatura e zotit Kosova u prezantua nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili tha se emri i zotit Halimi nuk është një përzgjedhje thjesht e Partisë demokratike apo dhe forcave të tjera të opozitës, por ka ardhur si një kërkesë e vetë qytetarëve. Dr.Kosova u angazhua në politikë në vitin 2013, kur u emërua ministër i Shëndetësisë në qeverinë e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa Partia Socialiste shpalli kandidaturën e ministrit Erjon Veliaj, aktualisht ministër i punës dhe i mirëqenies sociale. Zoti Veliaj njihet si veprimtar i shoqërisë civile, derisa iu bashkua nismave të koalicionit qeveritar për reforma sociale. Në përfundim të një takimi me deputetët e qarkut të TIranës, kryeminisri Edi Rama njoftoi shkurtimisht se ministri Veliaj do të jetë kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranës.

XS
SM
MD
LG