Lidhje

Hamasi kundërshton armëpushimin me Izraelin


Komandanti ushtarak i Hamasit bëri një paraqitje publike për të hedhur poshtë çdo armëpushim me Izraelin para plotësimit të kërkesave të grupit.

Mohammad Deif gjatë një paraqitje për mediat palestineze dje përsëriti kërkesat e Hamasit se Izraeli duhet t’i jap fund bllokadës në Rripin e Gazës.

Zoti Deif ishte i ulur në një karrocë invalidësh për shkak të një tentative izraelite për vrasjen e tij.

Dje sulmet ajrore izraelite dhe shkëmbimet me armë zjarri shkaktuan vrasjen e të paktën 100 palestinezëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në Rripin e Gazës në më shumë se 1,100. Shumica e viktimave kanë qenë civilë duke përfshirë shumë fëmijë. Pesëdhjetë e tre ushtarë izraelitë dhe tre civilë gjithashtu janë vrarë nga dhuna në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se operacioni ushtarak kundër Hamasit nuk do të ndalet deri sa Izraeli të shkatërrojë një rrjet tunelesh që Hamasi e përdor për të kontrabanduar armë dhe terroristë në Izrael.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG