Lidhje

Hammerberg, Evropa të hetojë objektet e marrjes në pyetje

  • Zëri Amerikës

Hammerberg, Evropa të hetojë objektet e marrjes në pyetje

Hammerberg, Evropa të hetojë objektet e marrjes në pyetje

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut i bëri thirrje Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë të hetojnë rolin e qeverive të tyre në programin secret të CIAs për burgosjen, transportimin dhe marrjen në pyetje të terroristëve të dyshuar në vende të huaja.

Komisioneri Thomas Hammerberg tha se CIA vendosi qendra në vende të ndryshme përfshi disa në Evropë si pjesë e operacioneve sekrete kundër-terrorizmit ku të ndaluarit thuhet se janë torturuar. Ai tha se Polonia, Rumania dhe Lituania morrën masa të jashtëzakonshme për të mbajtur larg publikut këtë ngjarje.

Hammarberg bëri thirrje për transparencë nga këto vende pavarësisht kostove të mundshme diplomatike me synimin për të daluar qeveritë në të ardhmen të përdorin taktika të njëjta abuzive.

XS
SM
MD
LG