Lidhje

Hapet në Nju Jork një ekspozitë me punimet e piktorit Diego Rivera


Hapet në Nju Jork një ekspozitë me punimet e piktorit Diego Rivera
Hapet në Nju Jork një ekspozitë me punimet e piktorit Diego Rivera

Në vitin 1931, Muzeu i artit modern i cili kishte vetëm dy vjet që ishte ndërtuar, përzgjodhi piktorin e veprave murale Diego Rivera për një ekspozitë - duke e ftuar në Nju Jork që të krijonte një vepër enkas për këtë muze. Ndonëse Rivera vdiq në vitin 1950, ai u kthye në jetë përmes filmit “Frida” në vitin 2002, ku tregohen marrëdhëniet me gruan e tij, piktoren Frida Kahlo. Disa prej punimeve të tij të ekspozuara 80 vite më parë, po paraqiten tani në muzeun e artit në Nju Jork.

Piktori muralist Diego Riviera portretizuar nga Alfredo Molina, është personazhi kryesor në filmin “Frida “ të vitit 2002.

Rivera ishte komunist dhe ai krijoi artin politik nëpër mure.

Tani, mbas 80 vitesh, disa prej punimeve më të spikatura të Riverës u paraqitën në Muzeun e Artit në Nju Jork, ku ekspozohen 5 nga 8 punimet masive murale që MOMA ka në koleksionet e veta që nga viti 1931.

Ato janë dëshmi e qartë e tërheqjes së Riverës nga historia meksikane dhe urrejtjen që ka për kolonizimin dhe kapitalizmin.

Leah Dikerman është kuratore e muzeut Moma:

“Rivera ka krijuar vepra që na bëjnë të mendojmë rreth shoqërisë sonë, rreth klasave në shoqëri, si dhe pabarazisë moderne në botë”.

Një shembull i kësaj është piktura murale “Frozen Assets” që tregon grataçielët mbi gjithshka- dhe ky është pikvështrimi i tij për klasat e ulëta

“Ne shikojmë të gjitha aspektet e arkitekuturës moderne që ai sjell nga pozicione të ndryshme të mbledhura në rrjet. Nën të shihet streha e një të papuni në rrugën East 25. E nën të shihet një bankë, ku të pasurit presin për të numëruar asetet e tyre”.

Vizitorët kanë mbushur sallën e muzeut, që kur ekspozita u hap në nëntor. Historianja e artit Ana Indiç Lopez thotë se kjo ndodh pasi mesazhet e Riverës mbeten bashkëkohore edhe sot.

“Ky punim komunikon me njerëzit edhe sot. Nëse shohim gazetat e ditës do të gjejmë lëvizjen “Pushtimi i Wall Streeted ” ngado, pra këto çështje sociale nuk janë larguar me kohën.

Vizitorët kanë të njëjtim mendim;

“Ajo që Diego Riviera tregoh me punimet e tij është interesi i tij për kryengritjen e njerëzve të zakonshëm ndaj së përditshmes”.

“Këto vepra janë prekëse, duket sikur ai i ka pikturuar në ditët tona”.

Në këtë ekspozitë ka edhe punime me bojëra uji. Disa prej tyre nga udhëtimi i Riverës në Moskë, si dhe punime të tjera.

Mes tyre është edhe një prej punimeve më të famshme të Riverës, ndonëse pak njerëz e kanë parë atë.

Vepra “Njeriu në udhëkryq” ishte porositur nga familja Rrokfeler për qendrën Rokfeler në Manhaten. Por Rokfeleri kundërshtoi që të ishte në pikturë portreti i Leninit.

Siç është paraqitur edhe në filmin “Frida”, Rivera u pezullua nga puna kur refuzoi të hiqte Leninin nga piktura, dhe vepra u shkatërrua.

Rivera, i patrembur nga ajo që ndodhi, u rikthye në Meksiko dhe krijoi një pikturë murale thuajse identike për Palacio de bellas Artes atje. Muzeu i Artit modern do të ekspozojë veprën e Diego Riverës deri në mes të muajit maj.

XS
SM
MD
LG