Lidhje

Hapet në Uashington Festivali i Filmit Panorama Arabe


Hapet në Uashington Festivali i Filmit Panorama Arabe
Hapet në Uashington Festivali i Filmit Panorama Arabe

Çdo vit, Festivali i Filmit Panoramat Arabe, i prezantuar nga Festivali i Filmit në Uashington, ofron filma të rinj nga bota arabe. Këtë vit, festivali ka prezantuar filma të kinemasë egjiptiane, me pesë tituj të zhanrave dhe subjekteve të ndryshme, përfshirë filmin e parë për revolucionin egjiptian.

Festivali Panoramat Arabe ka ngjallur edhe këtë radhë interes të madh me filmat nga bota arabe:

Vëmendja këtë vit është përqendruar në 5 filma nga Egjipti, përfshirë edhe premierën amerikane të filmit “18 ditë,” i pari realizim për revolucionin egjiptian.

“18 ditë” është një kombinim me 18 filma me metrazh të shkurtër nga 10 regjisorë egjiptianë.

Secili nga filmat ofron një këndvështrim unik mbi ngjarjet që ndryshuan kursin e historisë egjiptiane.

Shirin Ghareeb është drejtore e festivalit:

“Kemi faktikisht 10 histori të ndryshme që dallojnë nga njëra-tjetra në këndvështrimin e regjisorit mbi revolucionin egjiptian. Është një përzierje stili tregimtar me një reflektim emocional mbi ngjarjet që shpaloseshin në rrugë gjatë atyre ditëve”.

Një tjetër titull i mirëpritur i festivalit ishte filmi dokumentar “Microphone” i cili ofron një vështrim të hollësishëm mbi skenën e fshehtë artistike dhe muzikore në Aleksandri, pak para revolucionit.

Rok, Hip Hop and zhanra të ndërthurura muzikore janë vetëm disa nga stilet e prezantuara në film.

Zonja Ghareeb thotë se për herë të parë artistët e rinj po gjejnë ekspozim:

'Ky është një segment i popullatës që nuk e sheh të përfaqësuar në gazeta, apo në radio. Këta artistë nuk intervistohen kurrë në televizion, nuk u dëgjohet zëri. Filmi “Microphone” i realizuar para revolucionit, u dha ekspozim këtyre artistëve”.

Aktori kryesor dhe producenti Khaled ((KHA-Led)) Abol-Naga ((na-GAH)) thotë se në retrospektivë, filmi ishte një parathënie e revolucionit. Por kjo nuk kuptohej kur po realizohej filmi:

"Kur e realizuam filmin, nuk e dinim. Nuk po kërkonim revolucion. Nuk na shkonte në mendje se do të kishte revolucion. Filmi titullohet “Microphone” pasi ofron mikrofon që të dëgjohen këto zëra. Është një skenë e fshehtë që ekzistonte para revolucionit”.

Abol Naga ishte aktivist në kryengritjen që rrëzoi Presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Ai thotë se këto skena të fshehura tani operojnë haptazi. Dhe regjimi i Mubarakut që ekzistonte haptazi dikur, tani ka kaluar në fshehtësi.

"Pushteti i popullit më në fund po merr të njëjtën fuqi ose është bërë edhe më i fortë se ata që kanë në dorë qeverinë. Çdo grup që mendon se po diskriminohet, apo se s’gëzon të drejta, tani ka mënyra për të siguruar forcë të mjaftueshme për të rrëzuar ose sfiduar pushtetin, gjë që po ndodh në të gjithë botën”.

Por ai shton se ka edhe pengesa, veçanërisht në ushtrinë egjiptiane:

"Po, aktualisht kemi një diktaturë të tmerrshme ushtarake. 2 ditë më parë, ata ndaluan bllogerë, pa arsye. Nuk mund të imagjinohet sa absurd ishte ky ndalim. Ata kishin kritikuar ushtrinë dhe për këtë arsye u ndaluan”.

Por ai dhe drejtorja e festivalit Ghareeb shprehen optimistë se liria do të triumfojë:

"Revolucioni ka krijuar një sens lirie dhe kjo liri do të shfaqet në krijimtarinë dhe origjinalitetin që shpalosin filmat. Mendoj se festivali do të ketë ndikim të madh”.

XS
SM
MD
LG