Lidhje

Hapet takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së


Hapet takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Hapet takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Përpjekje të përshpjetuara diplomatike për të grumbulluar vota për shtetin palestinez dhe fjalë në mbështetje të qeverisë së re kalimtare në Libi shënuan ditën e parë të hapjes së takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Më shumë se 100 udhëheqës botëror u mblodhën sot në Kombet e Bashkuara në Nju Jork për takimin e 66-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme.

Flamuri i qeverisë së përkohshme të Libisë u ngrit sot në Kombet e Bashkuara ndërsa udhëheqësit diskutan mënyrat sesi komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë Libinë të rindërtohet. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon kryesoi takimin e Grupit të Kontaktit për Libinë, ku ai tha se sfidat me të cilat përballet Libia janë të mëdha.

Presidenti Obama siguroi udhëheqësit libian se ata do të kenë “një aleat dhe partner” që do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë sigurinë, duke dhënë ndihma humanitare dhe duke siguruar një pakim paqësor në demokraci. Libia u përfaqësua nga kreu i Këshillit Kombëtar Kalimtar Mustafa Abdel Jalil.

XS
SM
MD
LG