Lidhje

Nisma ligjore për hapjen e dosjeve


Grupi shqiptar i të drejtave të njeriut, dhe ish drejtues të lëvizjes studentore të dhjetorit 90 dorëzuan sot një nismë ligjore në parlament për hapjen e dsjeve të sigurimit të shtetit të mbështetur nga një grup deputetësh.

Tiranë: Nismë për hapjen e dosjeve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:33 0:00

Projektligji synon ndriçimin e krimeve të diktaturës nga shërbimi famëkeq dhe pastrimin e administratës nga bashkëpunëtorët e tij. “Të gjithë qytetarët mund të shohin dosjet e veta dhe ata që kandidojnë për poste publike do t'u publikohet veprimtaria nëse kanë patur lidhje me sigurimin. Ligji bën njëkohësisht edhe lustrimin edhe hapjen e dosjeve të Sigurimit” - thotë Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat Njerëzore.

Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman mori pjesë në atë takim për të sjellë përvojën e vendit të tij. Ai tha se hapja e dosjeve është një punë shumë e vështirë. “Kjo nuk është një çështje vetëm e parlamentit, medias dhe e diskutimeve publike, por këtu janë përfshirë mijëra familje. Çështja është se si të trajtohen me dinjitet viktimat e sigurimit të shtetit pas ato vuajtjeve” - theksoi ai.

Përfaqësuesi i shoqatës së të përndjekurve politikë Simon Miraka thotë se ende ka shpresa tek te rinjtë, që ta zgjidhin këtë çëshjte. Ndërsa studiuesi Afrim Krasniqi mendon se Shqipëria pati shansin që t'i hapte dosjet e shërbimit sekret në fillim të viteve 90, ndërsa vitet që kaluan hodhën poshtë mundësitë që procesi të jetë i dobishëm, dhe madje u keqpërdor. “Ne i kthehemi çështjes së dosjeve sa herë që afrohen fushatat zgjedhore. Politika nuk ka bërë asgjë për t'u ndarë nga e kaluara” - tha ai.

Shqipëria ka më tepër se dy dekada që ka rrëzuar regjimin komunist, megjithatë nuk i hapi asnjëherë dosjet e sigurimit famëkeq të shtetit, edhe pse partitë u ndërruan disa herë në pushtet. Ndërsa të burgosurit politik ende kërkojnë shpërblimet për burgimet politike e padrejta që vuajtën.

XS
SM
MD
LG