Lidhje

Haradinaj, vizitë në Shqipëri


Ish kryeminstri i Kosovës dhe drejtuesi i partisë Aleanca për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet sot në Tiranë në një vizitë gjatë së cilës ai është takuar me autoritetet më të larta të vendit dhe drejtuesit e forcave politike shqiptare
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi lart rolin e zotit Hardinaj si gjatë luftës për clirimin e Kosovës ashtu dhe në drejtimin e vendit, derisa ai u paraqit në Hagë nën akuzat për krime kundër njerëzimit. Zoti Berisha tha se akuzat ndaj tij ishin motivuar politikisht dhe se gjykata e Hagës i dha pafajësinë atij dy herë me radhë. Të dy deklaruan se kanë biseduar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Zoti Haradinaj u vlerësua me pas me medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga presidenti Bujar Nishani për rolin e tij si dhe “mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të konsolidimit të lidhjeve vëllazërore dhe zgjerimit e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës e për projektin madhor të bashkimit kombëtar e integrimit në Bashkimin Evropian”, shkruhet në motivacionin e medaljes. Zoti Haradinaj tha se këtë vlerësim ai ja dedikonte “të gjithë atyre, që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në rrugëtimin e deritanishëm”.
Udhëheqësi i AAK pati takime dhe me kryetarin socialist Edi Rama si dhe ju drejtua pasdite me një fjalë edhe parlamentit shqiptar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG