Lidhje

Haradinaj flet për zhvillimet e fundit në Kosovë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara. Zoti Haradinaj ishte i ftuar në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, këtu në Uashington për të dhënë mendimet e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë pas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit që i hapi rrugën pjesëmarrjes së banorëve serbë në veri për herë të parë në zgjedhjet vendore të Kosovës. Partia e zotit Haradinaj i ka mbështetur marrëveshjet si e vetmja rrugë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Zotin Haradinaj ishte i ftuar për një intervistë në emision televiziv Ditari të Zërit të Amerikës.
XS
SM
MD
LG