Lidhje

Ramush Haradinaj, Qytetar Nderi i Tetovës

  • Isak Ramadani

Komuna e Tetovës i dha sot titullin “Qytetar Nderi” kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Zoti Haradinaj tha se ndihej shumë i nderuar nga ky akt dhe se në Tetovë ndihej si në shtëpinë e tij.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti tha se nderimi për zotin Haradinaj është në fakt nderim për vetë komunën e Tetovës.

Vendimi i të komunës u parapri nga debate dhe kundërshtime nga ana e anëtarëve maqedonas të Këshillit Komunal.

Një shoqatë, e dalë nga ish pjesëtarët e forcave maqedonase të konfliktit të vitit 2001, ka reaguar duke kërkuar nga qeveria që ta shfuqizojë vendimin e komunës së Tetovës. Në Tetovë kishte forca të shtuara policore, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG