Lidhje

Hapet nesër festivali i Harbinit në Kinë


Skulptorët e akullit në Kinë po i japin dorën e fundit krijimeve të tyre në pritje të hapjes së festivalit të Harbinit nesër.

Vitin e kaluar në Festivalin e Akullit dhe Borës morën pjesë 1 million njerëz. Ky është viti i 50-të i këtij festivali të veçantë, të njohur në mbarë botën, që mbahet në kryeqendrën e provincës Heilongjiang. Skulpturat këtu kanë forma nga më të ndryshme, siç janë ato të kuajve me temën e veprave të disa piktorëve të njohur kinezë.

Vizitorët duhet të durojnë temperatura nën zero gradë celsius për të parë punimet. Ata kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës. Skulpturat i shikon jo vetëm në parqet e festivalit por edhe në rrugët kryesore të Harbinit. Festivali hapet nesër dhe do të qendrojë i hapur deri në muajin mars, në varësi të kohës.
XS
SM
MD
LG