Lidhje

Harku i Rinos në Nevada, shembull i kursimit të energjisë


Harku i Rinos në Nevada, shembull i kursimit të energjisë
Harku i Rinos në Nevada, shembull i kursimit të energjisë

Për të kursyer para, për të përdorur më pak energji elektrike dhe për të bërë qytetin Rino të Nevadës më të gjelbër, drejtuesit e qytetit përdorën fondet e paketës stimuluese ekonomiek për të ndërruar llampat e Harkut Rino, një pikat më tërheqëse turistike në Shtetet e Bashkuara dhe njëkohësisht ikonë e kulturës amerikane. I famshëm si objekt që u uron vizitorëve mirëseardhjen në Las Vegas, Harku u ndërtua në vitin 1927 për të festuar përfundimin e ndërtimit të autostradave Linkoln dhe Viktori. Autostrada Linkoln ishte e para rrugë që përshkonte gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërsa autostrada Viktori lidh Nju Jorkun me San Franciskon.

Harku është një nga objektet më të fotografuara në Rino dhe kjo është një arsye mjaft e fortë për të promovuar kursimin e energjisë. Që nga viti 1929, Harku është restauruar disa herë dhe sëfundi dritat e tij u zëvendësuan me llampa LED, siç shpjegon Xhejsën Gides, administrator i shërbimeve të mjedisit.

“Ne po përpiqeshim të gjenim një mënyrë për të tërhequr qytetaër t e Rinos dhe gjithë vendit për t’i kushtuar vemendje kursimit të energjisë. Prandaj vendosëm që të ndërronim llampat inkandeshente me lampa LED tek ky objekt ikonik kombëtar. Ne shfrytëzuam faktin se Harku i Rinos është një pikë me shumë interes për njerëzit”.

Duke ndryshuar sistemin e ndriçmit të këtij monumenti kulturor, qyteti zëvendësoi 2076 llampa inkandeshente 11 vatëshe me lampa LED prej 2.5 vatëshe. Ky është një ndryshim i rëndësishëm, pasi llampat e reja kanë jetëgjatësi më të madhe dhe ndriçojnë më shumë.

Harku i Rinos është një objekt shumë i ndiçuar që të tërheq menjëherë në rrugën Virxhinia në qendër të Rinos, ku kazinotë e shumta tërheqin më shumë se 5 milionë vizitorë në vit.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Bob Kashell thotë se “gjelbërimi” i Harkut Rino është një nga shumë projektet e planifikuara në kuadrin e nismës prej 20 milionë dollarësh për energjinë e rinovueshme.

Gides thotë se nisma e gjelbër do ta ndihmojë qytetin në një periudhë afatgjatë. Ai thekson se ndryshimi i ndiçimit të Harkut është një simbol i fuqishëm i të ardhmes në drejtim të praktikave të gjelbra. Tani Harku i famshëm i Rimos është më i shdritshëm se më parë, edhe pse tani përdor 75 përqind më pak energji se më parë.

“Ne shpenzonim rreth 45 mijë dollarë në vit vetëm për ndriçmin e Harkut, ndërsa tani ne shpenzojmë më pak se 10 mijë dollarë në vit”.

Qyteti Rino nuk është vetëm një destinacion popullor turistik, por edhe një vend lojrash legale bixhozi. Megjithëse i vogël, ai ka një aktivitet intensiv dhe gjithë infrastrukturën e një qyteti të madh amerikan. Ky qytet i vogël, i gjelbër po bën plane të mëdha për përmirësimin e jetës së përditëshme të banorëve të vet, por me ndikim të ndjeshëm edhe për miliona vizitorët që shkojnë atje çdo vit.

XS
SM
MD
LG