Lidhje

15 vjet burg shqiptarit për mbështetje terrorizmi


In this courtroom sketch, Agron Hasbajrami, center, is arraigned on a charge of providing material support to terrorists Friday, Sept. 9, 2011 in Brooklyn Federal Court in New York. The government alleges that since 2010, Hasbajrami, an Albanian citizen a

In this courtroom sketch, Agron Hasbajrami, center, is arraigned on a charge of providing material support to terrorists Friday, Sept. 9, 2011 in Brooklyn Federal Court in New York. The government alleges that since 2010, Hasbajrami, an Albanian citizen a

Gjykata për Distriktin Lindor të Bruklinit në Nju Jork dënoi qytetarin shqiptar 27 vjeçar Agron Hasbajrami, me banim në Bruklin me 15 vjet burg për tentativë mbështetjeje materiale të grupeve terroriste. Ai do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara kur të përfundojë dënimin.

Sipas deklaratave gjatë séances kur pranoi fajësinë vitin e kaluar dhe dokumenteve të gjykatës, Hasbajrami kishte shkëmbyer mesazhe elektronike me një individ në Pakistan që i kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur që kishte vrarë ushtarë amerikanë. Ai i kishte dërguar këtij individi mbi 1 mijë dollarë për të mbështetur kauzën xhihadiste. Pastaj për të zbatuar synimin për të marrë pjesë në xhihad, ai ishte përpjekur të shkonte në rajonet fisnore të Pakistanit.

Në një mesazh elektronik Hasbajrami thoshte se donte të udhëtonte jashtë Amerikës, për “t’u martuar me vajzat e parajsës”, një retorikë xhihadiste që interpretohet si dëshirë për të vdekur si martir.

Më 5 shtator 2011, Hasbajrami bleu një biletë pa kthim për në Turqi dhe nga komunikimet e tij me email rezultonte se ai do të shkonte në zonat fisnore kufitare të Pakistanit. Të nesërmen ai u arrestua në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork. Pas arrestimit në banesën e tij u gjet mes të tjerash një shënim ku thuhej “mos prit për pushtimin, është koha për martirizim”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG