Lidhje

Dënohet ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve


Ish-kreu i Dhomës së Përfaqësuesve së Kongresit amerikan, Dennis Hastert u dënua me 15 muaj burg në një çështje që përfshin para të paguara në këmbim të heshtjes ndaj një prej të paktën katër ish-nxënësve me të cilët ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht para disa dekadash.

Ai duhet t’i nënshtrohet gjithashtu trajtimit si ngacmues seksual, 2 vjet liri të mbikqyrur pas burgut dhe duhet të paguajë një gjobë prej 250 mijë dollarësh.

Para se të shpallte dënimin, gjykatësi federal në Çikago, Thomas Thornton e përshkroi Hastertin si një "ngacmues serial fëmijësh."

Hastert u përpoq t’i paguante 3.5 milionë dollar një burri që tani është në të 50at, që të mos tregonte se ai kishte abuzuar seksualisht me të, ndërsa ishte trajner mundjeje në një shkollë të mesme në Ilinoi.

XS
SM
MD
LG