Lidhje

Shtimi i gjuhës së urrejtjes në Serbi


Kritikët e qeverisë në Serbi thonë se rritja e ndjenjave të djathta dhe pro ruse po rrezikon demokracinë në vend dhe synimet për integrime evropiane. Ata tërheqin vëmendjen se gjuha e urrejtjes në Serbi po rritet sikurse edhe propaganda kundër perëndimit, ndërsa kritikojnë qeverinë për lojë të dyfishtë: në njërën anë duke u angazhuar në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës nuk e njohin dhe në të njëjtën kohë në forcimin e lidhjeve me Moskën, duke refuzuar mbështetjen e sanksionet evropiane ndaj saj për shkak të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG