Lidhje

Hawking: Njeriu duhet të kolonizojë hapësirën për të mbijetuar

  • Zëri Amerikës

Një nga shkencëtarët më të respektuar të botës thotë se njeriu duhet të kolonizojë hapsirën nëse kërkon të mbijetojë përtej shekullit të ardhëshëm.

Stephen Hawking tha për faqen e internetit Big Think, të henën se raca njerëzore përballet me shumë rreziqe në tokë, përfshi luftën, mbipopullimin, dhe zhdukja e burimeve natyrore.

Ai tha se njeriu nuk duhet të përqendrohet vetëm në një drejtim dhe se i vetmi shans për mbijetesën afatgjatë është përhapja drejt hapësirës.

Shkencëtari Hawking parashikon se raca njerëzore do të sfidohet nga shumë ngjarje që kercenojnë egzistencën, të ngjashme me krizën kubane të rraketave të vitit 1962 që solli botën shumë pranë një lufte bërthamore.

Hawking i lindur në Britani njihet për librin “Një Histori e Shkurtër e Kohës”, në të cilin përdor terma jo-shkencor për të spjeguar origjinën e gjithësisë.

XS
SM
MD
LG