Lidhje

Haxhinasto: Tezat për bashkime e shkëmbime territoresh, të dëmshme për shqiptarët


Haxhinasto: Tezat për bashkime e shkëmbime territoresh, të dëmshme për shqiptarët

Haxhinasto: Tezat për bashkime e shkëmbime territoresh, të dëmshme për shqiptarët

Shefi i diplomacisë së Shqipërisë Edmond Haxhinasto, tha sot në Prishtinë se kufijtë e Ballkanit perëndimorë janë të pandryshueshëm, ndërsa bashkimi i shqiptarëve mund të ndodhë në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente në kuadër të një vizite dyditëshe në Kosovë, gjatë së cilës po takon udhëheqësit më të lartë politik të vendit. Ministri Haxhinasto tha se Tirana zyrtare mbështet fuqishëm proceset politike në Kosovë, përfshirë edhe bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Unë me këtë rast dua të shpreh edhe mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë për procesin e negociatave të Kosovës me Serbinë, si një proces teknik midis dy vendeve sovrane dhe të pavarura, proces i cili jam i bindur se do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe do t’i jap një perspektivë të re proceseve integruese të këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian”.

Ministri Haxhinasto tha se Tirana nuk mbështet idetë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke nënvizuar se integrimi i shqiptarëve do të ndodhë në Bashkimin Evropian, ku është edhe ardhmëria e tyre.

Teza për bashkime, për shkëmbime territoresh janë teza të dëmshme që nuk shërbejnë aspak, e aq më pak u shërbejnë shqiptarëve, të cilët fatmirësisht kanë qenë kohët e fundit në anën e duhur të historisë, kanë përqafuar ato vlera, të cilat qëndrojnë në themel të civilizimit perëndimor, qëndrojnë në themel të organizatave të tilla, siç është Bashkimi Evropian”.

Ministri Haxhinasto tha pas takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Tirana do të ndihmojë Prishtinën në përpjekjet e saj për shtimin e numrit të njohjeve për pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj tha në këtë kuadër se të dyja palët kanë një plan bashkërendues për vitin 2011.

Krahas kësaj, ne si Ministri e Punëve të Jashtme, jemi duke bërë një analizë të veçantë për secilin shtet veç e veç se cilat janë motivet e tyre që nuk e njohin Kosovën. Cilët janë faktorët e brendshëm të këtij shteti, cila është pozita e tij rajonale, cila është pozita e tij në një kontinent të caktuar meqë pavarësia e Kosovës, kuptohet dhe lexohet në pjesë të botës në forma të ndryshme dhe këtë analizë ne do ta ndajmë me Tiranën zyrtare, e cila po ashtu në të kaluarën ka ndihmuar shumë që Republika e Kosovës të merr sa më shumë njohje”.

Autoritetet e Prishtinës shmangën ndërkaq sot mundësinë e komentimit të arrestimeve të kryera nga EULEX-i nën dyshimet për krime lufte dhe urdhër arrestin ndaj deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili mbrëmë u shpreh gatshëm të heq dorë nga imuniteti për të mundësuar hetimet.

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, konfirmoi mbrëmë se ka një urdhër arresti për deputetin Limaj dhe prokurorët e EULEX-it kanë qenë në kontakt me të për të debatuar situatën e tij, meqë ai është deputet i Parlamentit të Kosovës dhe si i tillë ka imunitet. Kjo çështje është në proces të qartësimit, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit, sot nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit të zotit Limaj, duke nënvizuar se sipas Kushtetutës së Kosovës, deputeti i Parlamentit nuk mund të arrestohet dhe as të ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e deputetit pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputeteve të Parlamentit.

XS
SM
MD
LG