Lidhje

Analistët: Spitalet të fituara nga vendimi për kujdesin shëndetësor


Analistë të bankës së investimeve Golden and Sachs, thonë se nga vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara lidhur me planin e shërbimit shëndetësor të presidentit Obama spitalet do të dalin të fituara.

Në një koment të publikuar nga kjo firmë, parashikohet se viti 2014, kur të fillojë zbatimi i shumë prej klauzolave të ligjit për shërbimin shëndetësor, duhet të jetë një vit i mirë për kompanitë spitalore. Firma Goldman thotë se çmimet e aksioneve të spitaleve mund të rriten. Analistët e kapitaleve në kompani të tjera thonë se ligji i ri do t’i bëjë sigurimet shëndetësore më të përhapura dhe do të shkurtojë barrën financiare për pacientët pa të ardhura të mjaftueshme.

Kompania Goldman thotë se ndikimi i përgjithshëm tek kompanitë e sigurimeve shëndetësore do të jetë “modest”. Megjithatë, aksionet e kompanive të sigurimit shëndetësor ranë menjëherë pas vendnimit të sotëm. Ndërsa kompanitë e sigurimeve do të kenë shumë klientë të rinj, investitorët mund të presin që në përgjithësi, rregullat e reja do të pakësonin fitimet e industrisë së sigurimeve.
XS
SM
MD
LG