Lidhje

7 prilli, Dita Botërore e Shëndetësisë


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se një në tre të rritur në mbarë botën vuan nga presioni i lartë i gjakut. Në disa vende afrikane, kjo është e lartë deri në 40 për qind. Profesor Majid Ezzati kryeson departamentin e Shëndetit të Mjedisit Global në Kolegjin mbretëror në Londër.

Dr. Ezzati thotë se presioni i lartë i gjakut vë një barrë të madhe mbi njerëzit dhe shoqëritë.

"Kripa është ndoshta përcaktuesi më i rëndësishëm në dietën personave me presion të lartë të gjakut. Dhe kjo është diçka kulturore dhe me prirje gjeografike. Shumë vende me të ardhura të larta e kanë hequr me sukses kripën nga ushqimi i përgatitur dhe i paketuar. "

"Tensioni i lartë i gjakut është i lidhur padyshim me sëmundjet kardiovaskulare, efektet e mëdha në tru të cilat janë shumë të zakonshme në të gjithë Azinë, në sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet tjera kardiovaskulare."

Në zonat e largëta, mjekët thonë se një problem i madh është qasje në kujdesin shëndetësor. Kështu që një ekip i mjekëve ka zhvilluar një pajisje për matjen e presionit të gjakut me fuqi diellore që ata shpresojnë se do të transformojë mënyrën e diagnoztikimit dhe trajtimit. Andrew Shennan, në Kolegjin mbretëror në Londër është një ndër projektuesit.

"Ne shkuam në zonat rurale në Tanzani, në Zambia, në Zimbabve, dhe ua dhamë këtë pajisje klinikave. Ne kemi kërkuar të dimë nëse njerëzit do t'a përdorin atë dhe çfarë rezultatesh do të ketë kjo qasje e re në kujdesin shëndetësor. Edhe pse kjo është një pajisje shumë e lirë, deri 26 dollarë, ajo është aq i saktë sa aparatet e shtrenjta që përdoreb në njësinë e kujdesit intensiv."

Togo është gjithashtu duke u ndeshur me presionin e lartë të gjakut. Mjeku Edem Goeh-Akue është kardiolog në Spitalin Universitar Lome në kryeqytetin e vendit.

"Presioni arterial i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Kjo është një sëmundje që vret më shumë njerëz se sa SIDA, por ne nuk flasim shumë."

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson të të tërheqë më shumë njerëz për të folur në lidhje me një nga vrasësit më të mëdhenj në botë. Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Shëndetit - që shënohet në 7 prill - është tensioni i lartë i gjakut, një nga vrasësit më të mëdhenj në botë dhe në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë sfida e parë është diagnostikimi.

XS
SM
MD
LG