Lidhje

Reforma shëndetësore dhe pasojat politike


Sondazhet tregojnë se besueshmëria e presidentit Barak Obama ka pësuar rënie për shkak të premtimeve që ai bëri në lidhje me ligjin e reformës së kujdesit shëndetësor. Presidenti kishte siguruar amerikanët me fjalët: “nëse ju pëlqen plani juaj i sigurimit, mund ta mbani.” Por, sigurimet shëndetësore të miliona njerëzve tani po anulohen për shkak se nuk plotësojnë standardet më të larta të vendosura nga ligji i ri. Disa nga aleatët demokratë të presidentit në Kongres po distancohen prej tij, ndërsa republikanët kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Në një seancë të zhurmshme, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët miratoi një projekt-ligj për të zgjatur qëndrimin në fuqi të disa planeve të sigurimit shëndetësor. Ligjvënësja republikane Marsha Blackburn:

"Kemi dëgjuar mendimin e amerikanëve nga njëri breg në tjetrin dhe ata nuk e duan ligjin e kujdesit shëndetësor të Presidentit."

Disa demokratë thanë se ligji i Dhomës së Përfaqësuesve ishte thjesht një tjetër përpjekje e republikanëve për të rrëzuar reformën e kujdesit shëndetësor. Ligjvënësja demokrate Rosa DeLauro:

"Ky është një projekt-ligj cinik dhe qartësisht politik, kundërshtojeni."

Por 39 demokratë votuan me republikanët për ta ndryshuar ligjin. Të enjten, zoti Obama pranoi se ligji i reformës ka probleme:

''Është e vërtetë që bëmë disa gabime. Dhe unë do të bëj çmos që ato të rregullohen.''

Presidenti njoftoi se kishte vendosur të zgjaste vlefshmërinë e disa planeve të sigurimit për një vit.
Andrew Leonard është një prej atyre që kanë humbur sigurimin shëndetësor. Ai thotë se një plan i ri do t’i kushtonte tre herë më shumë dhe do të mbulonte koston e kujdesit shëndetësor për fëmijët, diçka për të cilën ai nuk ka nevojë.

"Unë nuk kam fëmijë dhe kur të kem ndoshta do t’u marr plane sigurimi personale ose do të ndryshoj atëherë planin që do të kisha. Pse duhet ta ndryshoj tani?"

Problemet teknike në faqen qeveritare të internetit për kujdesin shëndetësor kanë krijuar vështirësi për miliona amerikanë. Elayne Burke thotë se ajo shpenzoi disa orë duke u përpjekur për t’u regjistruar në një plan sigurimi në faqen e internetit. Më në fund ia doli mbanë, por plani i zgjedhur nuk ishte siç shpresonte ajo. Ajo dëshiron të shmangë përvojën e saj të vitit të kaluar, kur pati fatura të shtrenjta mjekësore, pasi pothuajse humbi një gisht.

"Në qoftë se problemi me gishtin do të më ndodhte përsëri, sërish nuk do ishte diçka e lehtë financiarisht. Pra, nuk është vërtetë që kemi të bëjmë me mbulim shëndetësor universal."

Besueshmëria e presidentit ka pësuar dëme serioze, thotë analisti Stu Rothenberg. Ai thotë se kjo do të ketë një ndikim tek kandidatët demokratë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

"Çdo demokrat në shtetet e pavendosura ose në ato republikane po përpiqet të thotë "nuk është faji im, më mashtruan, Presidenti më gënjeu dhe ja cila do të ishte zgjidhja që duhet të miratojmë."

Por zoti Rothenberg thotë se në qoftë se faqja e internetit rregullohet dhe miliona amerikanë regjistrohen në të për plane shëndetësore, opinioni publik mund të ndryshojë përsë
XS
SM
MD
LG