Lidhje

"Heat" i Majamit kampion i basketbollit


NBA Finals Spurs Heat Basketball

NBA Finals Spurs Heat Basketball

LeBron James shënoi 37 pikë, përfshirë pesë trepikësh ndërsa Dwyane Wade shënoi 23

Ekipi Heat i Majamit fitoi titullin e kampionit të basketbollit për të dytin vit radha, duke mundur skuadrën Spurs të San Antonios me rezultatin 95 me 88 në lojën e shtatë vendimtare të kampionatit amerikan.

LeBron James shënoi 37 pikë, përfshirë pesë trepikësh ndërsa Dwyane Wade shënoi 23, duke kontribuar tek fitorja e mbrëmshme e Majamit.

Një rol të rëndësishëm në fitoren e mbrëmshme luajti Shane Battier që shënoi 18 pikë me 6 goditje trepikëshe.

Tim Duncan shënoi numrin më të madh të pikëve për Spurs me 24 pikë, por në minutën e fundit të lojës humbi një trepikësh që mund të kishte sjellë barazimin. Pasi Duncan humbi këtë shans, Majami e thelloi diferencën duke fituar kampionatin. James u shpall lojtari më i mirë për të dytin sezon radhas.
XS
SM
MD
LG