Lidhje

Hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara


Një anketë e fundit e hebrenjve amerikanë tregon se ata janë në rënie si përqindje e popullsisë dhe nuk po i ndjekin ritet fetare në mënyrë strikte. Ndërkohë që disa hebrenj shqetësohen rreth asimilimit, kultura e tyre respektohet shumë në Shtetet e Bashkuara.

Këta rabij ndezën një menorah pranë Shtëpisë së Bardhë gjatë Hanukkahs kohët e fundit. Një grup i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara interpretoi një këngë për festën dhe një anëtar hebre i kabinetit përcolli përshëndetje nga presidenti.

“Shumë urime juve dhe familjeve, dhe Gëzuar Hanukkah.”

Moti i akullt nuk e shuajti dëshirën e hebrenjve të cilët besojnë se ky vend i ka trajtuar më mirë se shumica e të tjerëve, që nga kohërat e lashta. Ky simbol hebre pas Shtëpisë së Bardhë është edhe një tregues i pranimit në Amerikë të këtij besimi të persekutuar për kohëra të gjata. Por shumë hebrenj ende kanë ndjenjën e dobësisë, dhe një sondazh i fundit ka ndezur shumë debate.

Në një qendër komuniteti lokal, drejtori i sondazhit të Qendrës Kërkimore Pew tha se ka më të ngjarë që pjesëmarrësit e rinj ta konsiderojnë judaizmin si identitet kulturor dhe nuk janë aq të gatshëm të shkojnë në tempuj ose të përkrahin Izraelin.

“Sondazhet nuk parashikojnë të ardhmen, por shtrojnë pyetjen, a do të ndihen më të lidhur me Izraelin hebrenjtë e rinj në moshë? Apo popullsia amerikane hebraike do të bëhet më pak e lidhur me Izraelin?”

Ai tha gjithashtu se më shumë se gjysma e hebrenjve në Amerikë po martohen me njerëz të besimeve të tjera.

“...dhe këto martesa lidhen me rënien e besimit.”

Zoti Cooperman tha se rezultatet kanë alarmuar shumë hebrenj.

“Niveli i interesit në këtë lloj forme nga komuniteti hebraik është më i madhi që kemi parë, në krahasim me reagimet e sondazheve të mëparshëm.”

Por edhe pse hebrenjtë përbëjnë vetëm dy përqind të popullsisë, nënpresidenti Joe Biden – vetë katolik – i përgëzoi ata kohët e fundit sepse përbëjnë një të tretën e fituesve amerikanë të çmimit Nobel.
Zoti Copperman thotë se ata admirohen nga pothuajse të gjithë grupet fetare në Shtetet e Bashkuara.

“Dhe shumë grupe të krishtera tregojnë ndjenjat më të ngrohta ndaj hebrenjve në krahasim me grupet e tjera fetare në Shtetet e Bashkuara.”

Megjithatë, prezantime si ky e frikësojnë Heidi Lamar-in. Ajo beson se degët liberale të fesë së saj nuk kanë të ardhme.

“Numri i lindjeve dhe martesave jashtë fesë do të ndikojë më shumë tek hebrenjtë që e praktikojnë fenë, sepse besoj se Judaizmi Konservator dhe Reformues do të zhduken.”

Sondazhi i jep një mësim të ndryshëm rabiut konservator Marvin Bash.

“Ai tregon se sa shumë përpjekje duhet për të rritur hebrenj të dhënë pas fesë”.

Violinistja Miri Ben-Ari mund të jetë një shembull tjetër i arritjes së hebrenjve në amerikë, por këta rabinë besojnë se feja, dhe jo kultura, do ta ruajnë besimin e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG