Lidhje

Një gjykatës federal: Një pjesë e ligjit për reformën shëndetësore bie ndesh me kushtetutën

  • Zëri Amerikës

Një gjykatës federal: Një pjesë e ligjit për reformën shëndetësore bie ndesh me kushtetutën

Një gjykatës federal: Një pjesë e ligjit për reformën shëndetësore bie ndesh me kushtetutën

Një gjykatës federal arriti në përfundimin se një pjesë e rëndësishme e ligjit për reformën shëndetësore në Shtetet e Bashkuara bie ndesh me kushtetutën, hapi i fundit në një proces ligjor për të cilin ekpertët thonë se do të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

Gjykatësi në Riçmond të Virxhinias vendosi sot se një nga klauzolat, sipas së cilës një kërkesë që njerëzit të blejnë sigurime shëndetësore e tejkalon autoritetin e Kushtetuta amerikane i jep qeverisë federale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se administrata nuk është dakord me vendimin. Ai vuri në pah se një gjykatë tjetër në Virxhinia e kishte mbajtur në fuqi ligjin në formën që ishte miratuar.

Kërkesa sipas së cilës shumica e amerikanëve duhet të blejnë sigurime shëndetësore është pjesë qendrore e planit për reformën e kujdesit shëndetësor sepse kompanitë e sigurimeve thonë se nuk mund t’ia dalin që të paguajnë shpenzimet e larta të kurimit për të sëmurët kronikë nëse nuk kanë klientë të mjaftueshëm për ata që janë të shëndetshëm.

XS
SM
MD
LG